Thaçi: Më së largu deri më 5 Mars do të bëhem President

Autori:Avdyl Pajaziti

Kemi një marrëveshje shumë serioze mes PDK-së dhe LDK-së. Më së largu më 5 mars unë do të jem president i Kosovës, ka thënë në Prizren kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

“Mund t’i mbledhim një milion njerëz ne shesh, por opozita s’mund të na shantazhojë”, ka thënë Thaçi për RTV Besa.

Ai ka qëndruar mbrëmë në Prizren, ku është takuar me Grupin “6 Plus”, ndërsa mbështetje i dha edhe lideri i KDTP-së Mahir Jagxhillar.

“Ne do ta votojmë Thaçin”, ka thënë ai.

Edhe Qerim Bajrami, deputet i Parlamentit të Kosovës nga VAKAT-i, tha se do ta votojnë Thaçin për president të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka apeluar tek partitë e politike se “forma e vetme për të ardhur në pushtet është vetëm kutia e votimit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-me-se-largu-deri-me-5-mars-do-te-behem-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala