Thaçi: Mbreti Abdullah ndihmoi Kosovën

Shkrimi i plotë në Facebook:
Dje në Arabinë Saudite filluan ceremonitë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah. Liderë botërorë ishin në Rijad, ku isha prezent edhe unë në emër të popullit të Kosovës për ta nderuar mbretin e ndjerë Abdullah. I shpreha Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud ngushëllimet më të sinqerta të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe.
Mbreti i ndjerë Abdullah morri vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
Kosova në veçanti por edhe bota më e gjërë shqiptare ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona.
H.Th.