Thaçi lavdëron punëtorët e Shërbimit Publik [Foto]

Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, për Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, ka shfrytëzuar rastin të shpreh mirënjohjen e tij për punën e shërbyesve publik të cilët me punën e tyre kanë forcuar këtë institucion dhe u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Ky është reagimi i tij i plotë në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /GazetaFjala/