Thaçi: Kushtetuta e vendit përjetësim i luftës për liri

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO.
Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”.