Thaçi kryeministër, Mustafa president

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi mund të rikthehet shumë shpejt në “kolltukun” e kryeministrit, duke ia lëshuar postin e premtuar të presidentit shefit të tij në Qeveri, Isa Mustafës.

Kjo është rokada e mundshme që po potencohet për dy pozitat kryesore të shtetit, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendit e Kosovës, ku partitë opozitare po i kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.
Në prill të vitit 2016 presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t’i skadojë mandati i saj pesëvjeçar, përderisa sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, pas skadimit të mandatit të presidentes, pozitën e saj do ta zërë Hashim Thaçi.

Megjithatë, drejtimi i Qeverisë dhe zbatimi i obligimeve ndërkombëtare, përfshirë formimin e Asociacionit, Gjykatës Speciale, po duket një mision i vështirë për Isa Mustafën, marrë parasysh ofensivën e opozitës në drejtim të tij.

Prandaj, pozita e presidentit po shihet si zgjidhje më e pranueshme në këtë situatë për Mustafën e madje edhe për vetë Thaçin që të mos mbetet me kompetenca ceremoniale. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-kryeminister-mustafa-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala