Thaçi: Kosova është vend i sigurtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i jashtëm, Hashim Thaçi, u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës, të tregojnë durim dhe të mos e lëshojnë vendin për të kërkuar azil në as një vend të Evropës.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”, që është botaur në numrin e sotëm, ai ka theksuar se “Kosovo është shtet normal në Evropë dhe situate është stabile”. Sipas Ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, “në Kosovë nuk ka arsye sociale për tu larguar nga vendi dhe për të kërkuar azil në Evropën perëndimore”.

“Kosova është vend i sigurtë ku respektohen të drejtat e njeriut, prandaj nuk ka arsye që të kërkohet azil në Gjermani”, ka nënvizuar në intervistën e përmendur ai. Po në këtë intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, Ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ka kërkuar më shumë ndihmë ekonomike nga vendet e BE-së.

Një zhvillim më i madh ekonmik i Kosovës, sipas fjalëve të tij, do të ulte numrin e njerëzve që kërkojnë azil në vendet e BE-së. Thaçi ka mbështetur qëndrimin për vendosjen e Kosovës në mesin e vendeve të sigurta ashtu sic ka bërë tashmë Gjermania dhe BE-ja si tërësi./RTK

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-kosova-eshte-vend-i-sigurte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala