Thaçi: Kosova bashkëndjen me popullin e Francës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime homologut të tij dhe qeverisë franceze për humbjen e jetës së qindra qytetarëve francezë nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.

Në telegramin e tij, Thaçi ka thënë se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin francez në këto çaste të rënda për Francën dhe familjet e viktimave.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e vlerave dhe mirëqenien kudo në botë nga aktet e tilla mizore të terroristëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-kosova-bashkendjen-me-popullin-e-frances/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala