Thaçi kërcënon deputetët me zgjedhje

Autori:Zekirja Shabani

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në takimin e fundit të mbajtur këtë javë me grupin parlamentar të partisë së tij i ka kërcënuar deputetët se nëse javën e ardhshme nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do t’i shkarkojë nga partia dhe njëkohësisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, nuk do t’i fusë në lista zgjedhore.

Kështu bëjnë të ditur për gazetën “Zëri” burime të pranishme në takimin e Thaçit me deputetët e PDK-së dhe zyrtarët e tjerë të lartë të partisë.

Sipas këtyre burimeve, Thaçi në takim është treguar shumë i ashpër me deputetët e tij, pasi që, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kanë fajësuar pikërisht shefin e partisë më të madhe në vend për dështimin e Speciales në Kuvend, pasi që disa deputetë të PDK-së votuan kundër e disa tjerë abstenuan për themelimin e kësaj Gjykate.

“Asnjë deputet, që ka votuar fillimisht kundër Speciales, nuk iu kundërpërgjigj Thaçit derisa ky i fundit i kërcënoi me shkarkim nga partia dhe mosfutje në lista zgjedhore nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, bëri të ditur burimi. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-kercenon-deputetet-me-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala