Thaçi i raporton Rramush Haradinajt

Ish Kryeministri i Kosovës, tani ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të ftohet zyrtarisht nga Komisioni për Punë të Jashtme për të raportuar për migrimin e qytetarëve.
Kërkesa për të raportuar ka ardhur nga tre deputetët e opozitës në komision, Ramush Haradinaj nag AAK, Puhije Demaku – VV dhe Zafir Berisha -Nisma.
Edhepse kryetari i këtij komisioni, Enver Hoxhaj e ka kundërshtuar fillimisht këtë kërkesë, në fund është dakorduar që ish kryeministri Thaçi të vij të raportoj për planin e punës së ministrisë që drejton dhe problemin e migrimit të qytetarëvë.