Thaçi i kujton Kurtit kundërshtimet e secilit proces: Kurrë nuk ja ke qëllu

Autori:Avdyl Pajaziti

Zv/kryeministri Hashim Thaçi, i cili në seancën ku po diskutohet Gjykata Speciale, ka replikuar me opozitën që po kundërshtojnë votimin e kësaj gjykate, e në veçanti me deputetin e VV-së, Albin Kurti, i cili ishte parafolës i tij.

Thaçi i ka kujtuar Kurtit kundërshtimin e secilit proces të rëndësishëm historik që lidhet me Kosovën, duke filluar nga Marrëveshja e Ramubujes, bisedimet me Serbinë për statusin e Kosovës, bisedimet e tanishme e edhe Gjykatën Speciale.

Ai i ka thënë atij, “ju keni kundërshtuar secilin proces, por kurrë nuk ja keni qëlluar. Ju kundërshtuat Rambujenë, por ne e nënshkruam dhe filluan bombardimet e NATO-s edhe erdhi clirimi i Kosovës. Ju kundërshtuan bisedimet për statusin, por ne shpallëm pavarësinë. E kur erdhi pavarësia, ju thatë se ky nuk është shtet, por këtë shtet sot e kanë njohur 111 shtete”.

Thaçi ka kërkuar votimin e Gjykatës Speciale, duke i thënë opozitës, se ata janë ithtarë të votimit të kësaj gjykate, edhe pse këtë e kundërshtojnë publikisht. Ata sipas Thaçit i gëzohen kësaj gjykate, sepse kanë shpresë se ajo do të gjykojë disa nga liderët politik që udhëheqin vendin, “me shpresën kështu do të mund të vijnë në pushtet”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-i-kujton-kurtit-kundershtimet-e-secilit-proces-kurre-nuk-ja-ke-qellu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala