Thaçi i ik pyetjes: Pse aplikimi në UNESCO është bërë nga UNMIK-u?

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i anëtarësimit në UNESCO po shkon në rrugë të mbarë.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur deputetëve pse ka aplikuar UNMIK-u dhe jo institucionet e Kosovës.

Thaçi tha se një prioritet i Qeverisë është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe një ndër to është anëtarësimi në UNESCO.

Ai duke iu përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda se anëtarësimi është bërë nga UNMIK-u, ka thënë se kërkesa në UNESCO, është bërë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Është bërë një lobim i fuqishëm nga ana e Kosovës, së bashku me miqtë ndërkombëtar, në të njëjtën kohë kemi pa reagimin shqetësues të Serbisë dhe ajo që është e rëndësishëm është se procesi po shkon në favor të shtetit tonë”, ka thënë ai.

“Nuk duhet të harruar se edhe në deklaratën e pavarësisë e ki rezolutën 12 44 dhe kërkesa në UNESCO është bërë në përputhshmëri me kushtetutën. Unë kisha ftuar në bashkohesh në lobim të Kosovës për tu pranuar në këtë organizatë se sa të merresh me procedura”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-i-ik-pyetjes-pse-aplikimi-ne-unesco-eshte-bere-nga-unmik-u/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala