Thaçi i frikësohet votës së Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duke se po i frikësohet votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u kandiduar për president të vendit, prandaj ka lansuar një ‘ide’ se do ta preferonte më shumë zgjedhjen nga populli.

Edhe pse votimi i drejtpërdrejtë duket i pamundur momentalisht, sepse ky proces zgjedhor kërkon unitetin e gjithë spektrit politik, por edhe nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, Thaçi mbetet optimist në propozimin e tij, shkruan ‘Zëri’.

Ai nuk është i sigurt se marrëveshja me LDK-në do të konkretizohet, duke pasur parasysh se disa deputetë të kësaj partie do të deklarohen kundër tij.

Analistët politikë thonë se shkuarja në zgjedhje për president përmes votës qytetare prek Kushtetutën e vendit, për çka duhet të bëhen ndryshime së paku një vit para hyrjes në një proces të tillë zgjedhor. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-i-frikesohet-votes-se-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala