Thaçi: Haradinaj kishte në agjendë vetëm marrjen e pushtetit, ja çfarë i propozuam ne

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, tek Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se shqetësimi i Haradinajt ka qenë vetëm caktimi i agjendës elektorale dhe marrja e pushtetit, njofton Klan Kosova.

“Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim Asociacionin dhe Demarkacionin, por kishte shqetësim tjetër, atë të marrjes së pushtetit dhe caktimin e agjendës elektorale”.

“Çështje që i ngriti Haradinja mund të ishin diskutuar më frytshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë Thaçi ka treguar se i kanë bërë një propozim Haradinajt.

“Kemi propozuar që Aleancë të merr pjesë në shkuarjen e statutit të Asociacioni dhe në komision për Demarkacioni”.

“Haradinaj ka heshtur, por nuk e di si do të reflektojë tutje”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-haradinaj-kishte-ne-agjende-vetem-marrjen-e-pushtetit-ja-cfare-i-propozuam-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala