Thaçi: Hapat e fundit drejt liberalizimit të vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim pune drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst.

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen për të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetjen dhënë vendit në përmbylljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila u ratifikua së fundi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe për konsolidimin e Kosovës në planin e jashtëm dhe atë të brendshëm.

“E falënderova znj. Eichhorst për mbështetjen që BE po vazhdon t’i japë Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit hapë mundësi të reja për qytetarët tanë, por edhe do të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe të gjithëmbarshëm të vendit. Nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së nxitë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi nënvizoi se Kosova po bënë hapat e fundit drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.

Thaçi theksoi të arriturat në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Thaçi shtoi se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimet për anëtarësimin në organizata multilaterale ndërkombëtare dhe falënderoi vendet anëtare të BE-së për partneritetin e ofruar në këtë rrugëtim. Ai veçoi rëndësinë e stabilitetit politik në vend për të jetësuar proceset e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ndërkaq, drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst, vlerësoi të arriturat dhe theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe inkurajoi thellimin e bashkëpunimit rajonal. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-hapat-e-fundit-drejt-liberalizimit-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala