Thaçi fton kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje kompanive gjermane që të investojnë në Kosovë.

Thaçi në fjalimin e tij, në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, të cilin e ka organizuar Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë se Kosova është vend i mundësive të reja, veçanërisht për investitorë serioz, ka shkruar ai, në Facebook.

“Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, të cilin e ka organizuar Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës”.

“Bashkë me Ministrin Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller dhe me sekretaren parlamentare të shtetit, njëherësh Ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale, Anette Kramme, para dhjetëra afaristëve gjermanë i trajtuam së bashku mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona. Kosova, si shtet i ri në Evropë është vend i mundësive të reja, veçanërisht për investitorë serioz që gjithnjë e më shumë po e rrisin praninë në tregun tonë. Në emër të Kosovës, ftova kompanitë gjermane që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-fton-kompanite-gjermane-te-investojne-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala