Thaçi flet për anëtarësimin në UNESCO prej qytetit antik të Ulpianës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, i cili flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë. Nga qyteti antik i Ulpianës, Thaçi ka thënë se pret mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Sot e vizitova lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, që përfaqëson një nga asetet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ky qytet antik flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë dhe meriton të ruhet e të çmohet nga të gjithë.

Pres një mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit tonë në UNESCO dhe besoj se pas anëtarësimit, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë sonë kulturore do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e tyre meritore edhe në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

thaci2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-flet-per-anetaresimin-ne-unesco-prej-qytetit-antik-te-ulpianes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala