Thaçi flet me austriakët për vizat

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, është takuar sot me disa deputetë të parlamentit të Austrisë, pjesë e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë.

Në takim me deputetët austriakë, të cilët për herë të parë vizituan Kosovën, u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në BE, për liberalizimin e vizave, për dialogun me Serbinë, por edhe për dialogun e brendshëm politik.

Kryediplomati kosovar  i njoftoi mysafirët me të arriturat e Kosovës, veçanërisht për MSA-në dhe ndaljen e emigrantëve nga Kosova.

Nga ana tjetër, deputetët austriakë i dhanë mbështetje të plotë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-flet-me-austriaket-per-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala