Thaçi: Festoni në paqe dhe dashuri me njëri-tjetrin

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi, me rastin e festë së 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët. Ai ka thënë se për këtë ditë u sakrifikuan shumë gjenerata që të vendi të ketë institucionet e veta.

Thaçi në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Flamurit Kombëtar, ka shkruar se të drejta për ta pasur institucionet tona nuk do të mund t’i tjetërsojë as një okupator e asnjë dhunues.

“Shumë gjenerata sakrifikuan të kemi të drejtën ta valojmë flamurin, të shprehemi shlirë, të kemi të drejtën e votës, të kemi Kuvend ku kuvendojmë, t’i kemi institucionet tona.

“Këto të drejta asnjë okupator, asnjë dhunues kurrë nuk do t’na tjetërson sepse kemi obligim t’i ruajmë edhe për gjeneratat që vijnë. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime Dita e Flamurit, festoni në paqe dhe dashuri me njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë juve dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-festoni-ne-paqe-dhe-dashuri-me-njeri-tjetrin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala