Thaçi falendëron ekspertin e Harvardit që po lobon për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje ndaj Andras Riedlmayer, një hebreu nga Hungaria që është ekspert për arkitekturën islamike, i cili po lobon për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se ky është shembull ideal i tolerancës globale fetare dhe miqësisë mes popujve.
“Paramendoni sa fantastike është kur një hebre hungarez, ekspert i Harvardit amerikan për arkitekture islamike, lobon për Kosovën në Unesco? Ja shembull i tolerancës globale fetare dhe miqësisë mes popujve. Faleminderit Andras Riedlmayer”(sic), ka shkruar Thaçi/Gazeta Fjala