Thaçi: Faleminderit Gjermani, por na ndihmoni sërish

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka falënderuar Gjermaninë për angazhimin e saj në përkrahje të Kosovës gjatë tërë këtyre viteve.
Thaçi e ka bërë këtë në takimet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe zyrtarët të tjerë të lartë të Gjermanisë gjatë vizitës zyrtare Berlinit.
“Gjermania është një nga partnerët kryesor të Kosovë. Mbështetja që nga viti 1999 ka qenë jetik për Kosovën dhe për rajonin”, ka thënë Thaçi.
Ai ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe në lobim të shtuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së.
Thaçi ka treguar edhe për arritjet në bashkëpunimin rajonal, integrimet Euroatlantike, progresin në dialogun me Serbinë si dhe në themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe në lobim të shtuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-faleminderit-gjermani-por-na-ndihmoni-serish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala