Thaçi: Edhe një fitore në arenën ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar edhe një sukses të radhës për Kosovën, miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Sipas tij ky miratim jep dritën jeshile për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg duke hapur kështu një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit tonë, raporton lajmi.net.

“Pas fitores në bordin ekzekutiv të UNESCO-s dje, Kosova sot korr një tjetër fitore në arenën ndërkombëtare duke siguruar miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ky miratim jep dritën jeshile për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg duke hapur një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”, shkruan Thaçi në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-edhe-nje-fitore-ne-arenen-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala