Thaçi e Mustafa i fshehin dokumentet

Autori:Zekirja Shabani

Presidenti Kosovës Hashim Thaçi sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës nuk kishte shumë dëshirë që qytetarët ta merrnin vesh se çfarë bënë ai. Njëjtë edhe kryeministi i Kosovës Isa Mustafa ishte dhe vazhdon të mbetet i pa qasshëm për qytetarët, raporton Gazeta Fjala.

Kështu tregojnë të dhënat bazuar në kërkesat e adresuara për qasje në dokumente publike tek institucionet e udhëhequra nga Thaçi e Mustafa.

Gjatë vitit të kaluar 39 kërkesa i janë adresuar zyrës së kryeministrit Mustafa. Prej tyre 21 janë refuzuar, shkruan Gazeta Fjala bazuar në raportin gjithëpërfshirës vjetor për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, presidenti Thaçi, gjatë kohës sa ushtronte postin prej Ministri të Punëve të Jashtme vetëm në një rast kishte lejuar që dokumentet e zyrës së tij të jenë të hapura për publikun.

Nga 10 kërkesa të adresuara në ministrinë e tij 9 kërkesa janë refuzuar.

Në total vjet në të gjitha institucionet e Kosovës janë adresuar 2,132 kërkesa për qasje në dokumente publike ndërsa vetëm  për Qeverinë e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, ministritë dhe agjencitë tjera vartëse, gjatë vitit 2015 janë adresuar 887 kërkesa për qasje në dokumente publike./Gazeta Fjala/

(Fitnete Rrahimi)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-e-mustafa-i-fshehin-dokumentet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala