Thaçi e konsideron UP-në si institucion të shenjtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zv.kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka bërë një postim me rastin e 46-vjetori të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Thaçi e ka konsideruar si institucion të shenjtë UP-në, për historinë e popullit shqiptar, pasi sipas tij, “nuk ka pasur vetëm rol arsimor e shkencor, por ka shërbyer si fidanishte e vetëdijes kombëtare dhe vatër qëndrese në përpjekjet tona për liri e pavarësi”.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Sot mbushen 46 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, ngjarje kjo që ka përbërë një pikë kthese në avancimin e arsimit shqip dhe përgatitjen e kuadrove të trojeve shqiptare nën okupim. Për mua ky institucion është veçanërisht i rëndësishëm pasi aty kam mësuar për historinë e dhimbshme të popullit tim, jam formuar politikisht dhe kam hedhur hapat e para të karrierës sime publike duke u angazhuar në protestat studentore si prorektor. Ky institucion i shenjtë për historinë e popullit tonë, nuk ka pasur vetëm rol arsimor e shkencor, por ka shërbyer si fidanishte e vetëdijes kombëtare dhe vatër qëndrese në përpjekjet tona për liri e pavarësi. Unë i uroj të gjithë profesorët, studentët dhe punonjësit e tjerë të këtij universiteti për këtë ditë të shënuar si dhe përkulem me mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë themeluar dhe mbajtur gjallë këtë institucion të rëndësishëm edhe në situatat më të vështira të popullit tonë. HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-e-konsideron-up-ne-si-institucion-te-shenjte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala