Thaçi: E fituam një betejë procedurale

Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi ka njoftuar se është rrëzuar propozimi rus dhe serb për shtyrjen e votimit për anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“U fitua një betejë procedurale për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”, shprehet Thaçi në Facebook.