Thaçi-Donikës: Mos e përdor emrin e Ramushit për marketing politik

Sipas Kadajt-Bujupi interpelanca duhet të shtyhet deri në kthimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj që gjendet i ndaluar në Slloveni.
Ndërsa ministri Thaçi ka sugjeruar deputeten e AAK-së që mos ta keqpërdorë emrin e Ramush Haradinajt për marketing si dhe i ka thënë që është i gatshëm për ballafaqim me të gjithë.
“Madje merre edhe krejt mëhallën me vete”, i ka thënë Thaçi, Kadajt-Bujupi.
Duke folur për demarkacionin Thaçi tha se i respekton të gjitha marrëveshjet duke përfshirë edhe marrëveshjen e Kumanovës.
Për këtë të fundit Thaçi i ka thënë deputetes Kadaj-Bujupi që ta lexojë atë marrëveshje më mirë.