Thaçi: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka theksuar se Kosova është duke shqyrtuar disa mundësi për të paditur Serbinë për krimet gjenocidiale në Kosovë.

Sipas tij, ka shumë shqiptarë që kanë përgatitur dosje dhe dëshirojnë ta padisin Serbinë për dëmet e luftës, duke e bërë kështu përgjegjëse Qeverinë e Beogradit të viteve të 90-ta për shkatërrimin e 65% të pronës private të kosovarëve.

“Ekziston edhe mundësia e adresimit të përgjegjësisë në Hagë”, ka shtuar ai.
Thaçi ka thënë gjithashtu se Serbia është mirë t’u kërkojë falje familjarëve të viktimave.

Duke folur për mosshkuarjen e tij në Beograd , kryediplomati kosovar ka thënë se Serbia gjatë viteve të 90-ta ka lëshuar fletarreste edhe ndaj Javier Solanes, Tony Blair, Bill Clintonit dhe ndaj tij nën akuza për terrorizëm dhe sulme ndaj Serbisë.

“ Ne jemi në vitin 2015 dhe është e çuditshme që këto vendime nga një kohë shumë e errët e historisë, ende të kenë validitet gjyqësor”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-do-ta-padisim-serbine-per-gjenocid/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala