Thaçi dhe Mustafa, bashkë tek Jahjaga

Kryeministri Isa Mustafa së bashku me zëvendësin e tij Hashim Thaçi do të shkojnë së bashku në takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjga.
Takimi pritet të mbahet në orën 16:00 në zyrën e presidentes Jahjaga.
Jahjaga sot ka ftuar publikisht të gjitha partitë e spektrit politik për dialog me të për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza politike.
Ndërkohë nesër presidentja Jahjaga do të presë tri partitë opozitare të cilat do të shkojnë në takim te ajo siç thanë ata si një “Opozitë e Bashkuar”.