Thaçi bën thirrje: Loboni për Kosovën për UNESCO në web faqen më të re

Zëvendëskryeministri dhe Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij në facebook një web faqe të re, për të cilën ka bërë të ditur se i është dedikuar lobimit për pranimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.
“Shfletoni faqen më të re dedikuar fushatës për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO. Shpërndajeni në rrjetet e juaja sociale. Ndihmoni afirmimit të Kosovës me lobimin tuaj”, ka shkruar Thaçi.
Për të vizituar web faqen “Kosovo in UNESCO”, klikoni në këtë link: http://kosovoinunesco.org/