Thaçi: Askush s’do të arrijë të na vonojë në rrugën tonë evropiane

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se si para 26 vjetëve, kur ai ishte student dhe ishte shembur muri i Berlinit, e kancelari Kohl dhe presidenti Miterrand mbajtën fjalimin që rikapituloi një epokë të tërë.

Ai tërheq paralele me ditën e sotme kur, sipas Thaçit, jemi fare pak ditë para nënshkrimit të MSA-së dhe ai është duke dëgjuar kancelaren Merkel dhe presidentin Hollande.

Krejt në fund ai shkroi se, askush kurrë nuk ka arritur dhe s’do të arrijë të na vonojë në rrugën tonë evropiane.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

“Para 26 vite isha student kur muri i Berlinit u shemb dhe Kancelari Kohl dhe Presidenti Miterrand mbajtën fjalimin që rekapituloi një epokë të tërë. Shpresat tona që edhe ne t’i bashkohemi përfundimisht familjes europiane me të cilën ndajmë historinë, vlerat dhe synimet – u zbehën për shkak terrorit serb dhe luftës. Sot, jemi fare pak ditë para nënshkrimit të MSA dhe jam duke dëgjuar Kancelarën Merkel dhe Presidentin Hollande. Askush kurrë nuk ka arritur dhe s’do të arrin më të na vonon në rrugën tonë europiane.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-askush-sdo-te-arrije-te-na-vonoje-ne-rrugen-tone-evropiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala