“T’fala Parisit, t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, dëgjohen krisma në një tubim të PDK’së në Drenicë

Autori:Gazeta Fjala

Në një video të publikuar sot nga Insajderi shihen zyrtarë të PDK-së në një tubim zgjedhor duke dëgjuar këngë me çifteli, e ku aty dëgjohen edhe krisma që nuk dihet nëse janë të armës, raporton Gazeta Express.

Përveç kësaj në këtë tubim ku shihen disa nga fytyrat kyçe të PDK-së nuk po respektohet asnjë masë anti COVID.

“T’fala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut. T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, këto janë dy frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tfala-parisit-tfala-brukselit-jemi-ushtaret-e-kadri-veselit-degjohen-krisma-ne-nje-tubim-te-pdkse-ne-drenice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala