Teuta Sahatqija i quan gazetarët spiunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Sahatqija i ka fyer rëndë gazetarët duke i quajtur ata spiunë. Kundrejt deklaratës së saj janë ndier të fyer gazetarët, të cilët ishin në Kuvend për ta ndjekur seancën.

Rreth 20 gazetarë sa ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit kërkuan nga deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, si dhe vet partia e saj që të kërkojnë falje publike për fyerjet e saj ndaj gazetarëve.

Burim Xhemajli, Kushtrim Kadriu, Valmira Saraçi Sahatçiu, Valbona Mazreku-Selimi, Arton Mulliqi, Kushtrim Kqiku, Petrit Daku, Beadin Syla, Muhamet Koci, Lirim Geci, Albert Ahmeti, Dukagjin Maliqi, Adelinë Sahiti, janë disa nga gazetarët që ishin në seancë dhe që po kërkojnë kërkim-faljen e deputetes së LDK-së.

“Deputetja Teuta Sahatqija duhet të kërkojë falje publike për fyerjen që u ka bërë kolegëve gazetar duke i quajtur ‘spiuna’. Kryetari i LDK-se dhe e gjithë Lidhja Demokratike duhet të distancohen nga deklarimi fyes i deputetes në fjalë. Në të kundërtën, deputetja Sahatqija do të përballet me padi nga Asociacioni i Gazetareve të Kosovës i mbështetur nga të gjithë koleget gazetar që ishin prezent…”, thuhet në reagimin e gazetarëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/teuta-sahatqija-i-quan-gazetaret-spiune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala