Tetova në gjendje alarmante nga vërshimet, 5 viktima

Tetova po kalon në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve ndërkohë që raportohet për pesë viktima.
Mediat nga Maqedonia, raportojnë se qyteti i Tetovës ka kërkuar ndihmë nga shteti maqedonas për ndërhyrje emergjente.
Është raportuar se një viktimë deri tani është shënuar si pasojë e vërshimeve, mirëpo dyshohet se numri i të vdekurve është pesë.
Gjithashtu raportohet për disa të plagosur.