Tetë gjëra që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Autori:Avdyl Pajaziti

Psikologji – Ushtrimet fizike, vullnetarizmi, kalimi i kohës në ajër të pastër dhe dhe me njerëz pozitivë është formula e lumturisë sipas shkencës.

Babai i psikologjisë pozitive, Martin Selingman, ka thënë se ndërkohë që 60% e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe ambienti, pjesa tjetër, 40%, varet plotësisht nga ne. Kjo “formulë” ka joshur edhe një psikolog tjetër të famshëm, Philip Zimbardo, i cili e ka sjellë atë në librin e tij “The time paradox” (Koha Paradoks). Ndërsa të dy janë të një mendjeje se mbi atë 40% mund të “punohet” me të vërtetë shumë. Por si? Shkenca sugjeron të paktën tetë drejtime.

  1. Ecni ose qëndroni jashtë të paktën për 20 minuta

Sipas disa studimeve të publikuara në vitin 2010 në “Journal of Environmental Psychology”, kjo gjë, jo vetëm që ju ndihmon të jeni shumë mirë nga gjendja shpirtërore por madje mund t’ju përmirësojë edhe kujtesën. Ato të cilat bëjnë mirë janë sidomos rrezet e diellit, edhe në një ditë me re dhe ajër të freskët.

  1. Impenjohuni që të jeni të lumtur

Dy studime të publikuara nga “Journal of Positive Psychology” kanë konfirmuar se kur njerëzit kërkojnë vazhdimisht të jenë të lumtur, përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore më shumë se sa ata të cilët nuk e bëjnë këtë gjë. Në një nga dy studimet, pjesëmarrësit kanë dëgjuar një seri këngësh alegro përgjatë dy javëve: atyre të cilëve iu kërkua të përqendroheshin në lumturinë e tyre, iu vërejt një përmirësim më i madh i gjendjes shpirtërore se sa atyre të cilëve iu kërkua të përqendroheshin vetëm te muzika.

  1. Zbuloni pikat tuaja të forta dhe impenjohuni t’i përdorni ato

Libri “The Happiness Advantage” i Shawn Achor, psikolog i Universitetit të Harvardit, sjell një eksperiment të 577 vullnetarëve, të cilët u ftuan të zgjidhnin njërën prej pikave të tyre të forta dhe ta përdornin atë në një mënyrë të re çdo ditë, përgjatë një jave. Rezultati i fundit i shfaqi ata më të lumtur dhe më pak të depresionuar. Por kjo nuk qe gjithçka, avantazhet e kësaj mënyre jetese zgjasnin edhe pas përfundimit të eksperimentit: niveli i tyre i lumturisë mbeti i tillë për një muaj të tërë.

  1. Bëni rregullisht ushtrime

Ushtrimet fizike në përgjithësi çlirojnë endorfinën në tru, e cila përmirëson humorin. Nëse stërvitja është e rregullt, motoja pozitive e shpirtit qëndron e tillë edhe në ditët kur ju nuk ushtroheni. Këtë gjë e konfirmon një studim i Universitetit “Bristol” sipas të cilit “Në ditët e stërvitjes, humori i personave përmirësohet në mënyrë domethënëse pas ushtrimeve dhe mbetet i njëjtë edhe në ditët e pushimit. Me përjashtim të ndjenjës së qetësisë e cila humbet pak më pas”.

  1. Jepini jetës një domethënie

Shkencëtarët e Universitetit Tohoku në Japoni kanë realizuar një studim 7-vjeçar te më shumë se 43 mijë të rritur, të cilët i përkisnin moshës nga 40 deri në 79 vjeç. Atyre iu pyet nëse kishin ikigai (një term japonez i cili nënkupton domethënien apo qëllimin e jetës së tyre), ndërsa më pas u monitoruan për gjendjen e tyre shëndetësore. 95 për qind e të anketuarve, të cilët kanë raportuar se i kishin dhënë një kuptim jetës së tyre, ishin gjallë edhe pas shtatë viteve që nga fillimi i eksperimentit, kundër rreth 83 për qind të atyre që nuk kishin raportuar ndonjë arsye për të jetuar. Mungesa e ikigai, sipas studiuesve, lidhet veçanërisht me vdekjen për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

  1. Kaloni kohë me personat e lumtur dhe me miqtë e tyre

Sipas një studimi të publikuar në Statistics in Medicine, lumturia është ngjitëse. Studiuesit kanë zbuluar se kur një person ndihet i lumtur, një mik që jeton pranë tij ka një probabilitet me 25% për t’u bërë si ai. Sa më shumë ta zgjeroni rrethin e të qëndruarit me persona të lumtur dhe pozitivë aq më shumë edhe ju do të jeni të lumtur.

  1. Kultivoni marrëdhënie sociale të forta

Kur një njeri ka pak miq të mirë, një familje të dashur ose lidhje të forta me komunitetin, atëherë ai është më i lumtur. Mes studimesh të shumta që e konfirmojnë këtë gjë, është edhe një i psikologut Shawn Achor i kryer tek 1.600 studentë të Harvard, i cili ka demonstruar se mbështetja sociale është motiv i lumturisë.

  1. Kujdesuni për të tjerët

Personat të cilët kalojnë kohë duke ndihmuar të tjerët (njerëz, kafshë) ose duke u kujdesur për ambientin rreth tyre janë më të lumtur. Një studim i mjekes Suzanne Richards nga Universiteti i “Exeter Medical School”, në Mbretërinë e Bashkuar, ka përmbledhur 40 studime të 20 viteve të fundit mbi lidhjen mes vullnetarizmit dhe shëndetit. Ajo thotë se një person i cili punon vullnetarisht apo kujdeset shumë për të tjerët i shfaqen më pak raste depresioni, ndërsa kanë një përmirësim më të madh të mirëqenies.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tete-gjera-qe-duhet-te-beni-per-te-qene-te-lumtur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala