Testimi i maturantëve nisi mbarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) njofton se testet janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat, ku është paraparë të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore për 33 mijë maturantë.

Po ashtu, sipas planit të paraparë, nëpër qendra janë shpërndarë edhe administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, ndërsa pas pak çastesh, pra në orën 10:00, pritet të fillojë Provimi, i cili do të përfundojë në orën 13:00.

Provimi i Maturës këtë vit mbahet në ambiente të mbyllura, në klasë, duke i ndarë paralelet deri në 15 nxënës. Do të administrohet nga 2500 administrues dhe 500 mbikëqyrës, ndërsa për çdo 5 administrues do të ketë një monitorues.

Do të jenë gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave do të jenë nga MAShT dhe universitetet publike. Për sigurimin e ambientit po kujdeset Policia e Kosovës, e cila është kujdesur edhe për shpërndarjen e testeve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/testimi-i-maturanteve-nisi-mbare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala