Testi që do të zbulojë kancerin shumë herët

Autori:Gazeta Fjala

Një test i cili do të mund të zbulonte shumë kancerë para se ata të bëheshin vdekjeprurës, mund të jetë i gatshëm gjerësisht brenda dhjetë vitesh, thuhet sipas një hulumtimi të ri.

Shkencëtarët kanë bërë një studim pesë-vjeçar dhe kanë identifikuar një listë të 788 ‘biomarkerëve’ në gjak.

Këta biomarkerë janë shenja që tregojnë prezencën e kancerit në trup, edhe nëse pacienti nuk është duke vuajtur nga ndonjë simptomë, transmeton Gazeta Express.

Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të mund të zbulonte lloje të ndryshme të kancerit shumë herët.

Testi do t’ua mundësonte mjekëve që ta identifikonin kancerin para se ai të shpërndahet në trup – duke ua mundësuar pacientëve që të trajtohen menjëherë.

Ky studim u bë nga Konzorciumi për Detektimin e Hershëm të Kancerit (ECDC), një grup i 40 organizatave, duke përfshirë universitete, spitale dhe kompani ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/testi-qe-do-te-zbuloje-kancerin-shume-heret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala