Testi i maturës shpërndahet online, ministri Bajrami kërkon ndihmën e Policisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka filluar pjesa e dytë e testit të Maturës Shtetërore për 33 mijë maturantë në Kosovë, por sërish janë paraqitur probleme me shpërndarjen e testit në rrjetet sociale. Minsitri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të parandaluar shpërndarjen e testit online.

Edhe në ditën e dytë të afatit të qershorit të Testit të Maturës 2015, ka filluar shpërndarja e testit online.

Informatat fillimisht kanë ardhur në platformën KALLXO.com nga qytetarët të cilët kanë raportuar për këtë gjë dhe nga monitoruesit e KALLXO.com nëpër komuna.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka konfirmuar se po bëhen përpjekje nga maturantët për ta keqpërdorur testin e maturës përmes rrjeteve sociale.

Bajrami vizitoi para pak çastesh qendrën e testimit në shkollën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas ministrit, ka individë që po tentojnë ta manipulojnë testin përmes rrjeteve sociale.

KALLXO.com raportoi para pak minutash se testi është shpërndarë online, ndërsa ministri Bajrami tha ta ketë kontaktuar personalisht policinë për të kërkuar ndërhyrjen në parandalimin e keqpërdorimeve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/testi-i-matures-shperndahet-online-ministri-bajrami-kerkon-ndihmen-e-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala