Terziq: Situata në Kosovë, “e ngjashme” me atë në Palmira

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i Serbisë në Rusi, Sllavenko Terziq, ka krahasuar situatën në Kosovë me veprimet e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri.

Duke folur për televizionin rus, Rossia 24, Terziq ka bërë thirrje kundër pranimit të Kosovës në agjencinë për kulturë të OKB-së, UNESCO.

“E gjithë bota është shokuar kur ka parë Shtetin Islamik duke shkatërruar Palmirën në Siri. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kosovë, absolutisht e njëjta. Në muret e manastireve tona lihen shumë grafite që thonë se Shteti Islamik qëndron prapa tyre”, ka thënë Terziq.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia, raporton Rel.

Oferta e Kosovës për anëtarësim do t’i nënshtrohet votimit final në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 9 nëntor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terziq-situata-ne-kosove-e-ngjashme-me-ate-ne-palmira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala