Terrorizmi, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmeve terroriste të Parisit.
Sipas një njoftimi të Presidencës, mbledhja mbahet në orën 19.00. Ky organ ka plot 10 muaj pa u mbledhur.

Mbledhja e fundit e cila ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit është mbajtur më 17 janar. Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë. Ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë./ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terrorizmi-nishani-mbledh-keshillin-e-sigurise-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala