Terrorizimi nga burrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk kishte mbushur të 40-at kur për herë të parë B.M. u shtri në spital me kurriz të thyer, si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.

Sipas deklaratës së saj, një kopje të së cilës e posedon edhe gazeta “Zëri”, dhuna ndaj kësaj gruaje është ushtruar gjatë dhjetë vjetëve të fundit sistematikisht, ku dhe shihet se ka vuajtur tmerrësisht në aspektin shëndetësor.

Megjithëse rasti është adresuar edhe në Polici dhe më pas edhe në gjykatë, bashkëshorti i saj nuk është dënuar me burgim, përkundrazi ajo është detyruar e papërkrahje nga familja të kthehet tek dhunuesi dhe të jetojë ende aty, ku dhuna ndaj saj vazhdon të ushtrohet edhe tash. B.M., nënë e disa fëmijëve, rrëfen se dhuna ndaj saj ka filluar në ditën e tretë të martesës.

“Jam martuar në moshën 17-vjeçare nga qyteti në fshat. Problemi ka filluar ditën e tretë të martesës, kur bashkëshorti ka filluar të më fyejë dhe të ushtrojë dhunë fizike edhe në prani të tjerëve”, thotë ajo, duke shtuar se dhuna është rritur pas luftës, kur edhe shpenzimet ekonomike filluan të rriten për shkak të shkollimit të fëmijëve./Zeri.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terrorizimi-nga-burrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala