Terroristi 20 muajsh

Autori:Avdyl Pajaziti

Ai është bllokuar në Xhamajkë sepse konsiderohet terrorist. Bëhet fjalë për të voglin Prince-Daniel Chambers, të cilit i është marrë pasaporta prej tre muajsh pasi ministri i brendshëm e cilëson si një person të rrezikshëm.

Familja e të voglit është transferuar në Birmingham rreth 16 vite më parë, por tani është hasur me probleme të shumta burokratike. Nëna, babai dhe motra 9-vjeçare e vogëlushit 20 muajsh kanë mundur të marrin të gjitha dokumentet e tyre dhe të mund të largoheshin nga shteti, por për të voglin ka qenë ndryshe.

“E trajtuan djalin tim si të ishte një terrorist”,- denoncoi e ëma e të voglit. Familja ka kërkuar disa herë informacion në lidhje me këtë rast, por përgjigja e zyrtarëve është se këto janë procedura standarde dhe për shkak të moshës së fëmijës, duhet një kohë më e gjatë për tu proceduar. /tesheshi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terroristi-20-muajsh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala