Terroristët gjuajtën me kallashnikov në sallën e koncertit dhe brohoritën “Allahu Akbar”

Autori:Avdyl Pajaziti

Një dëshmitar i ka treguar televizionit amerikan CNN hollësi mbi sulmin në sallën e koncerteve «Bataclan» në Paris. Presidenti i Francës François Hollande ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin dhe ka urdhëruar mbylljen e kufijve. Liderë botërorë dënojnë sulmin.

Atentatorët e Paris kanë gjuajtur së paku dhjetë minuta në sallën e koncerteve «Bataclan» në Paris të premten në mbrëmje. Një reporter i radios, i cili rastësisht gjendje në sallë, i ka treguar televizionit amerikan CNN se sulmuesit ishin të veshur në rrobe të zeza dhe kishin gjuajtur turmën pa zgjedhur cakun. Sipas dëshmitarit atentatorët nuk ishin të maskuar. Një pengmarrës, fytyrën e të cilit e kishte parë dëshmitari, ishte mes moshës 20 deri 25-vjeçare.

Më tutje dëshmitari tha se në hyrje të sallës kishte parë së paku 20 kufoma dhe shumë të plagosur. Sipas njoftimeve të fundit numri i viktimave mund të shkojë deri në 140 veta. Një dëshmitar i tha radiostacionit France Info se sulmuesit kishin thirrur «Allahu Akbar» derisa po sulmonin sallën e koncerteve «Bataclan». Seria e sulmeve me gjasë ishte e koncentruar në shtatë pika të ndryshme në kryeqytetin francez. Kështu njoftuan qarqet hetimore. Njoftohet se autoritetet në Paris kanë mbyllur disa linja të metrosë. Edhe trafiku urban në lindje të Parisit është ndërprerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terroristet-gjuajten-me-kallashnikov-ne-sallen-e-koncertit-dhe-brohoriten-allahu-akbar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala