Terroristët e planifikuan sulmin nëpërmjet këtij chati…

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Brendshëm belg ka zbuluar se terroristët kanë përdorur chatin e Playstation 4 për të komunikuar mes tyre. Ata mendohet se kanë zgjedhur këtë kanal komunikimi pasi është shumë i vështirë për t’u përgjuar.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Jan Jambon tha se xhihadistët kanë shkëmbyer mesazhe zanore dhe pamore me anë të chatit të lojës elektronike.

“Komunikimi me mesazhe apo WhatsApp mund të përgjohet ndërsa ai në chatin e PS4 është më i vështirë, ndaj kanë zgjedhur atë”, tha Jambon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terroristet-e-planifikuan-sulmin-nepermjet-ketij-chati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala