Tërnava pret për Bajram parinë e Kosovës

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Bashkësise një delegacion të kabinetit qeveritar, të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë Isa Mustafa.
Kryeministri Mustafa me këtë rast uroi gjithë besimtarët islamë per festën e Fitër Bajramit duke u uruar paqe dhe harmoni nëpër të gjitha familjet shqiptare.
Bashkë me Mustafën ishin edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaqi, ministrat Ferid Agani, Avdullah Hoti etj.
Po ashtu për ta uruar festën e Fitër Bajramit ishin edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët e kësaj partie Pal Lekaj e Lahi Brahimaj.
Pritja tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Bajramit të Madh ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në mesditë.