Tërnava mbyllë qerdhen, shkon në pushim (Dokument)

Drejtoresha Sherife Tërnava së bashku me punëtoret e saj të Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë vendosur që pushimin vjetor ta shfrytëzojnë plot 5 javë.
Në hyrje të këtij institucioni është vendosur lajmërimi për të gjithë prindërit që të kenë mirëkuptim për këtë vendim pasi do të jenë në pushim nga data 27.07.2015 e deri në 01.09.2015. Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit thonë se kjo nuk është e ligjshme pasi që çdo punëtori sipas ligjit të punës pushimi vjetor më së shumti i takon 21 ditë, gjegjësisht 3 javë.
Sherife Tërrnava, i ka thënë Gazetës Fjala se arsyeja e këtij pushimi të stërzgjatur është për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë objekt.
“Gjatë kësaj kohe të pushimit do të bëhen edhe investime dhe do të zhvillohen edhe punime të planifikuara në qerdhe”, ka thënë Tërnava./Gazeta Fjala/