“Termokosi” riaktivizon ngrohjen‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar sot përmes një komunikate se, për shkak të temperaturave të ulëta, do të riaktivizojë ngrohjen për shfrytëzuesit e shërbimeve të saj.

“NP ‘Termokos’ SH.A më 1 prill ka lajmëruar për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje nëpërmes kogjenerimit për arsye se Blloku 1 i Termocentralit ‘Kosova B’ është ndalur për remontin e planifikuar.

Mirëpo si rrjedhojë e temperaturave të ulëta NP ‘Termokos’ është detyruar që gjatë ditës së sotme të aktivizojë kaldajat vetanake me mazut për ngrohje.

Ngrohja përmes kaldajave me mazut do të vazhdojë varësisht nga temperaturat e jashtme atmosferike”, thuhet në komunikatën e “Termokosit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termokosi-riaktivizon-ngrohjen%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala