Termokosi nuk do t`i ngrohë të gjithë Prishtinasit

Autori:Zekirja Shabani

Qytetarët e Prishtinës po del se ia kanë parë hajrin ngrohjes me avull nga Termokosi. Kështu tregon analiza e prezantuar të mërkurën nga instituti GAP mbi ndikimin e kogjenerimit në faturat e energjisë në Prishtinë.

Të gjithë ata që ngrohen nga ngrohtorja e qytetit Termokos, sipas të dhënave janë furnizuar me ngohje më cilësore dhe kanë shpenzuar më pak energji elektrike.

Por këtë fat nuk do ta kenë të gjithë prishtinasit.

Genc Bashota, drejtor i ekonomisë dhe zhvillimit lokal në kryeqytet, në një debat lidhur me “ndikimin e kogjenerimit në faturat e energjisë në Prishtinë”,  bëri të ditur që nuk do të këtë kyçje të reja në Termokos deri vitin e ardhshëm.

“ Në këtë vit do bëhen vetëm përmirësime në rrjetin e shpërndarjes në ato lagje ku ngrohja qendrore ka pasur funksionim me të dobët. Plani i komunës është kyçja ne bllokun B2 dhe riparim të rrjetit ekzistues”, ka thënë Bashota.

Ndërkaq sips Insitutit GAP nga 350 konsumatorë të anketuar, 83 për qind e qytetarëve si burim primar të ngrohjes kanë  përdorur energjinë, ndërsa vetëm 4 për qind e kanë përdorur ngrohjen qendrore, mirëpo kjo gjë pas ndërtimit të sistemit të kogjenerimit  ka ndryshuar.

“Pas funksionimit të kogjenerimit është rritur përdorimin e ngrohjes qendrore në 92  për qind dhe rryma për ngrohje ka rënë ne 5 për qind . Këto tregojnë se ka pasur përmirësim të ngrohjes qendrore dhe se faturat e energjisë elektrike kanë rënë mesatarisht për 34 për qind” ka thënë Blend Hyseni nga instituti GAP.

Ndërsa ,Hebriette Kötter nga ambasada gjermane tha se shteti gjerman është shperhur e kënaqur që projekti 37 milionësh ka treguar sukses.

Ajo tregoj që Banka Gjermane për Zhvillim ka dhuruar 15 milionë euro për këtë projekt dhe do të vazhdojë me ndihmë për Kosovën meqë Termokos ka nevojë për investime dhe modernizim sistemi./Gazeta Fjala/

 

 

 

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termokosi-nuk-do-ti-ngrohe-te-gjithe-prishtinasit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala