Termokosi dështon që në start me ngrohjen

Autori:Avdyl Pajaziti

Pavarësisht se nga e marta ka filluar të furnizojnë me ngrohje një pjesë të banorëve të Prishtinës, Termokosi, nuk ia ka dalë që t’i ngrohë të gjithë banorët ku është i shtrirë rrjeti ngrohës.

Të mërkurën disa banorë janë ankuar se në banesat e tyre nuk kanë ngrohje, edhe pse ishin njoftuar se do të kenë ngrohje.

Një banor që jeton “Te kafet e Vogla” në Prishtinë ka thënë për Telegrafin se nuk kanë pasur ngrohje as të martën e as sot.

“Banesat tona nuk ka ngrohje edhe pse kanë thënë në Termokos se do të kemi ngrohje. Kjo është e paarsyeshme pasi ata është dashtë që të bëjnë testimet e nevojshme para fillimit të zezonës ngrohëse”, ka thënë ky banor.

Sipas tij, në Termokos nuk mund të arsyetojnë mungesën e ngrohjes me mungesë të mazutit pasi që kanë ngrohje të mjaftueshme nga blloqet e KEK-ut.

Ndërkaq, zyrtarët e Termokosit kanë premtuar se të enjten do të rregullohen të gjitha prishjen teknike dhe ngrohje do të ketë edhe objektet banesore te “Kafet e Vogla”.

“Ekipet tona në terren janë duke punuar për të evituar problemet e paraqitura, në mënyrë që prej nesër edhe për këta konsumatorë të sigurohet furnizim i rregullt me ngrohje”, tha zëdhënësja e Termokosit Afërdita Uka për Telegrafin.

Ndryshe, zyrtarët e Termokosit dhe të Komunës së Prishtinës kishin premtuar se gjatë këtij vitit do ta shtrijnë rrjetin ngrohës edhe në lagjet e reja të Prishtinës siç janë: Lagjet “Mati 1”, “Arbëria , “Emshirë” etj, por deri më tani kanë dështuar. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termokosi-deshton-qe-ne-start-me-ngrohjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala