Termokos, e gatshme për ngrohje

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarët e Termokosit kanë njoftuar se janë përgatitur për të filluar sezonin e ngrohjes 2015/2016. Për të pasur furnizim stabil dhe konstant ata kanë bërë edhe testimin e pasijeve.

“Testimi final i furnizimit me ngrohje dhe të gjitha testimet e rrjetit të ngrohjes janë kryer me sukses të plotë. Në bashkëpunim me KEK-un si partner të ngushtë implementues të Projektit të kogjenerimit edhe këtë sezon ngrohës do të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 13 mijë konsumatorë”, është thënë në komunikatën e Termokosit për media transmeton Telegrafi.

Komunikata saktëson se Termokos do të operojë në fillim të sezonit, varësisht nga kushtet klimatike.

“Duke pasur parasysh kushtet klimatike aktuale, pavarësisht fillimit të sezonit ngrohës, furnizimi i rregullt me ngrohje do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, pasi që aktualisht temperaturat janë më të larta se ato që kërkohen për furnizimin me ngrohje sipas ligjit të ngrohjes dhe rregulloreve të ZRRE-së (tri ditë radhazi, në orën 21.00 duhet të jenë nën 12 gradë Celsius)”.

Por pavarësisht se Termokos vitin e kaluar i ka ngrohur banorët në ato lagje ku e ka rrjetin e shtrirë, për ketë vit nuk kanë lëvizur për të shtrirë ngrohjen edhe në lagjet e reja.

Po ashtu Termokos është kritikuar edhe për çmimi e lartë të ngrohjes e cila është 1 euro për metër katrorë për amvisëri e për biznese është më i lartë, kujtojmë se ky çmim i cili aplikohet ka qenë edhe sa Termokos ka shpenzuar miliona euro duke ngrohur me mazut. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termokos-e-gatshme-per-ngrohje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala