Termocentrali Kosova e Re rritet në 1200 megavat

Termocentralit “Kosova e Re” sërish I janë dyfishuar kapacitetetet. Sipas programit të qeverisë së Kosovës, të cilin e posedon Gazeta Fjala, fillimisht do të finalizohet tenderimi për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Ky termocentral do të përfshijë këto kapacitete: 2×300 MW të cilat parashihet të hyjnë në operim deri në 2021 dhe 600 MW të tjerë deri më 2023”, thuhet në programin e qeverisë.
Qeveria synon të mos ndalet me kaq.
“Do të punohet në nxjerrjen e vendimit për zhvillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin dhe funksionalizimin e Hidrocentralit të Zhurit me kapacitet instalues prej 305 MW deri më 2017 me qellim te ndërtimit dhe funksionalizimit në periudhën 2018-2022. Do të finalizohen studimet përkatëse deri ne vitin 2017 dhe sipas vendimit të qeverisë do të zbatohen masat përkatëse me qëllim që të rehabilitohet termocentrali “Kosova B” gjate periudhës 2018 -2021”, thuhet në program.
Termcentrali “Kosova A” do të vazhdojë të jetë në funksion deri në ndërtimin e atij të riut.
Kosova, të njëjtën kohë do të unifikojë tregun energjetik me Shqipërinë për të arritur komplementaritet.