Tërmkolli: “Informatat e detajuara për Kumanovën i ka presidentja dhe kryeministri”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli pas mbledhjes së komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së të, ajo foli për rastin e Kumanovës, ku tha se informatat e detajuara për këtë i ka presidentja dhe kryeministri.

“Çështja e AKI-së për Kumanovën ka përfunduar. AKI e ka kryer detyrën e vet, puna e tyre është marrja e informacioneve për çështje të caktuara dhe informimi i institucioneve përkatëse. Kjo sa i përket AKI-së ka përfunduar. Tash është çështje e institucioneve të Kosovës, e Qeverisë dhe MPB-se e MPJ-së”, ka thënë ajo, raporton Indeksonline.

Sipas Tërmkollit, nuk ka mundësi që të gjitha informatat që i ka AKI-ja të publikohen, sepse ekziston ligji që tregon se deri ku mund të informojë AKI.

“Ligji për AKI-në e sheh se deri ku mund të informojë. Informacionet kryesore i ka Kryeministri, Presidentja dhe Ministri i Punëve të Jashtme”, ka thënë Tërmkolli.

Megjithatë, ka shtuar ajo, ka arsye që të verifikohet gjendja e të arrestuarve në rastin e Kumanovës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termkolli-informatat-e-detajuara-per-kumanoven-i-ka-presidentja-dhe-kryeministri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala